Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar NULL NULL 12.06.2022 18:08 12.06.2022 18:08 Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka rreth orës 14:00 ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. Hoxha tha se në aksident ishin përfshirë tre automjete. Ai theksoi se njësiti i trafikut është marrë me rastin. “Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin” – tha Hoxha.