Vështirësitë e vajzës me këmbët më të gjata në botë NULL NULL 24.11.2015 15:15 24.11.2015 15:15 22 vjeçarja Chase Kennedy nga Kalifornia, ka këmbët më të gjata në Amerikë, por përderisa është shumë e zënë duke u munduar të krijojë një karrierë në fushën e modës, ajo është refuzuar nga shumë agjenci sepse është shumë e gjatë. Gjatësia e këmbëve të Kennedy është një metër e gjysmë është vetëm dy centimetra më e shkurtër se sa vajza që mban rekordin në botë për këmbët më të gjata. Ajo tregon se kur ishte në shkollë nxënësit i vinin emra të ndryshëm si “këmbët” ose “gjirafë”, transmeton Klan Kosova. “Jam krenare për këmbët e mija e nuk do të doja asgjë tjetër”, u shpreh Kennedy. Por ajo nuk ishte gjithmonë krenare për dukjen e saj. “Kur isha e vogël shpresoja që të isha më trupshkurtër”. “Njerëzit më bënin komente të ndryshme për shkak të gjatësisë së trupit tim”. “Kur isha në shkollë të mesme gjithmonë mbathja këpucë të rrafshta dhe kur shihja vajzat me take gjithmonë dëshiroja që t’i mbathja”. Kur Chase ishte adoleshente kishte oferta nga agjencitë e ndryshme të modës, mirëpo këmbët e saj vazhdonin të zgjateshin dhe ofertat për modele filluan të zbeheshin. “Unë kam shkuar në agjenci të ndryshme dhe më kanë kthyer mbrapsht për shkak të gjatësisië”. Përveç kësaj Chase ka edhe shumë vështirësi për të blerë rroba. “Nëse provoj një palë pantallona që kanë gjatësi normale për dikënd tjetër, tek unë duken sikurse pantallona të shkurtër ose të brendshme”.