“Tori and Lokita” me aktorin shqiptar Alban Ukaj, merr çmim special në Festivalin e Filmit në Kanë NULL NULL 28.05.2022 22:49 28.05.2022 22:49 Filmi “Tori and Lokita”, në të cilin luan aktori nga Kosova, Alban Ukaj, ka triumfuar me një çmim në edicionin e 75-të të Filmit të Kanës. Dardennet me “Tori and Lokita” marrin Çmimin Special të edicionit jubilar. “Tori dhe Lokita” është një tregim, në stilin e vëllezërve Dardenne, për dy fëmijë afrikanë, që kërkojnë letra në Belgjikë. Kjo është hera e dytë që Albani shkon në Kanë me vëllezërit Dardenne. Ai mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 61-të të Filmit në Kanë në vitin 2008 me filmin e tyre “Lorna’s Silence”. Festivali më i madh i filmit në botë ka nisur nga 17 dhe përfundon sonte, më 28 maj./KultPlus.com