Sigal Prishtina-Prizreni 16, kush do të kualifikohet në gjysmëfinale? NULL NULL 03.05.2022 20:17 03.05.2022 20:17 Nesër (e mërkurë) zhvillohet sfida e tretë çerekfinale të “Play-off”-it mes Prizreni 16 dhe Sigal Prishtinës, që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale. Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit 95:87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit 98:89. Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë, transmeton Klankosova.tv. Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve. Ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma në Prizren nga ora 20:30.