Grizzlies entuziamin, por GSW-ja përvojën (VIDEO) NULL NULL 02.05.2022 20:00 02.05.2022 20:00 Golden State Warriors ka shënuar fitoren ndaj Memphis Grizzliesm e rezultat 116:117 duke e rrëmbyer ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në NBA. Ja Morant udhëhoqi listën e pikëshënuesve me 34 pikë dhe kontribuoi me 10 asistime, por nuk arriti ta realizojë tentimin e fundit për kosh që do t’ia fitonte eventualisht ndeshjen klubit të tij. Në anën tjetër, Jordan Poole me 31 pikë ishte më i miri te Warriors për sa u përket pikëve të shënuara. Kështu, Grizzlies e kanë humbur epërsinë e terrenit, dhe mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa tjetër e serisë.