Curry me shokë ia shkaktojnë humbjen e tretë Denverit të Jokiqit (VIDEO) NULL NULL 22.04.2022 11:26 22.04.2022 11:26 Golden State Warriors është shumë afër ta eliminojë Denver Nuggetsin në rundin e parë të playoffit në NBA. Serbi realizoi dyshifror të dyfishtë prej 37 pikësh e 18 kërcimesh, por as kjo nuk e ndihmoi klubin e tij. Në anën tjetër Stephen Curry dhe Jordan Poole me nga 27 pikë, ishin koshashënuesit më të mirë te Warriors. Tashmë Warriors po fitojnë 3:0 në seri, dhe u nevojitet vetëm edhe një triumf për të kaluar tutje.