Bisedimet BE-Serbi nisin me Kosovën NULL NULL 19.11.2015 14:28 19.11.2015 14:28 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë për gazetën beogradase “Novosti” se në mes të muajit dhjetor , është planifikuar mbajtja e takimit ndërmjet qeverisë serbe dhe Bashkimit Evropian. Sipas kryediplomatit serb, vendi i tij, negociatat me BE-në do t`i nis me kapitujt 35 dhe 32, që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me kontrollin financiar.