Momenti kur 17 vjeçari ndeshet me dy peshkaqenë (VIDEO) NULL NULL 06.04.2022 07:11 06.04.2022 07:11 Një adoleshent është takuar nga afër me dy peshkaqenë të bardhë. Nick Bailey, 17 vjeçar, postoi një video në Instagram duke treguar takimin e ngushtë me një peshkaqen ndërsa zhytej në brigjet e Floridës, transmeton Klankosova.tv. Videoja tregon Bailey duke u zhytur të nesërmen pranë Stuart Inlet kur hasi në një peshkaqen të dytë. “Kam prekur një peshkaqen të bardhë të madh”, thotë Bailey në video pasi u kthye në sipërfaqe, transmeton Klankosova.tv. Bailey shkroi poshtë videos se ishin dy ditë të paharrueshme.