Gruaja e Will Smith hesht për shuplakën e famshme (VIDEO) NULL NULL 29.03.2022 08:48 29.03.2022 08:48 Jada Pinkett Smith ka folur me vetëbesim për betejën e saj me alopecinë para Akademisë, duke thënë se koka e saj tullace i pëlqen dhe nuk shqetësohej nga opinioni publik, por ende nuk ka komentuar rreth shuplakës së bashkëshortit të saj që goditi Chris Rockun. Will Smith e goditi me shuplakë Chris Rockun, pasi ky i fundit bëri shaka me prerjen e flokëve të Pinkett Smith. Reagimi i yllit dukej se binte ndesh me fjalimin pozitiv që ajo bëri në llogaritë e saj në rrjetet sociale më pak se një javë para Oscars. Smith, i cili i kërkoi falje Rockut për incidentin të hënën, fillimisht ia atribuoi sulmin thirrjes së tij në jetë për të ‘dashuruar njerëzit dhe për të mbrojtur njerëzit’. Djali i Smiths, Jaden Smith, u hodh në mbrojtje të babait të tij pas çmimeve, por nëna dhe motra e tij, Willow Smith, heshtën dhe vazhduan me mbrëmjen e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Klankosova.tv.