Vdes ylli i “Godzilla”, Akira Takarada NULL NULL 18.03.2022 18:59 18.03.2022 18:59 Aktori Akira Takarada, i njohur kryesisht për filmin klasik “Godzilla”, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. “Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Akira Takaradës”, thuhet në postimin në Twitter. Vdekja e tij u konfirmua më 17 mars nga Toho Studios, kompania e cila e kishte prodhuar filmin klasik me monster të vitit 1954. “Vazhdoftë të frymëzojë jetët e shumë fansave të Godzilla-s kujtimi për të!”, thuhet në postimin e Toho Studios.