Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor NULL NULL 04.03.2022 08:39 04.03.2022 08:39 Udhëheqësit botërorë po akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pasi forcat e saj sulmuan një termocentral bërthamor dhe ndezën një zjarr. Një zjarr shpërtheu në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – pasi u sulmua nga Rusia. Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë kapur centralin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”. Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të pushojnë menjëherë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur 3 minuta më parë
Kosova Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend 4 minuta më parë
Kosova Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren 50 minuta më parë