Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Çmimi i bukës pritet të rritet për 70 përqind (VIDEO)

NULL NULL
26.02.2022 18:39

Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i bukës pritet të rritet deri në 70 përqind më shumë, kjo për shkak se Republika e Kosovës furnizohet nga Serbia me grurë e kjo nga Ukraina, dhe kështu do të ndikojë që të shtrenjtohet mielli e më pas produktet tjera.

Kështu ka deklaruar për emisionin “Ju flet Prishtina”, Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës.

Sipas Tahirit, prodhimet e grurit në vend nuk i plotësojnë kërkesat më shumë se 30 përqind, andaj pjesa tjetër importohet nga Serbia e shtete tjera, njofton Klan Kosova.
Ndërsa prodhuesit e grurit në komunën e Prishtinës i plotësojnë vetëm  përqind kërkesat për grurë.

 

 

 

 

lajme të ngjashme