Piktura nga të palindurit për të palindurit (VIDEO) NULL NULL 12.11.2015 13:30 12.11.2015 13:30 Mijëra foshnje të palindura nuk mbijetojnë lindjen e tyre. E si pasojë e kësaj dukurie ka ardhur një ide për bamirësi për të ndihmuar për të mbledhur para. Në një mënyrë bebet e palindura mbështetin foshnjat afrikane të palindura. “Ne bashkangjesim penelat në bark të grave shtatzëna tona dhe i vëmë ato para tabelës së pikturimit. Brushat lëvizin kur bebet tona lëvizin. Kjo është se si ata pikturojnë pjesët e tyre abstrakte të artit” kanë thënë organizatorët e kësaj ngjarje bamirësie, transmeton Klan Kosova. Pikturat e realizuara u shitën në një panair për fëmijë dhe ankand. Të gjitha paratë që janë grumbulluar iu dhuruan SOS Fshatrave të Fëmijëve.