Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mitrovicasit festojnë (VIDEO) NULL NULL 13.02.2022 22:30 13.02.2022 22:30 Mitrovicasit sonte kanë dalë për të festuar në rrugët e qytetit pas fitores së Trepçës në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll. Me brohoritje, këngë dhe fishekzjarrë ishte festa e cila u zhvilluar për disa kohë në Mitrovicë. Trepça e ka mundur Bashkimin me rezultat 76-62. Bashkimi e nisi mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me shifrat 26-19, ndërsa në çerekun e dytë u kthye Trepça, duke e fituar 18-10. Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 37-36, në të mirë të mitrovicasve. Çerekun e tretë, Trepça e fitoi 16-15, ndërsa edhe çerekun e katërt po ashtu e fitojë me 19-11. Më të mirët te Trepça ishin Drilon Hajrizi me 24 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime, Gordon me 21 pikë dhe 10 kërcime. Teksa te Bashkimi u dalluan Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, dhe Valon Bunjaku me 14 pikë dhe tri asistime. Trepça e fitoi Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori të klubit.