Tarantino po bëhet sërish baba NULL NULL 10.02.2022 12:50 10.02.2022 12:50 Bashkëshortja e Quentin Tarantino, Daniella është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Përfaqësuesit e tij konfirmuan për PEOPLE se familja me tre persona së shpejti do të rritet, transmeton Klankosova.tv. Tarantino dhe gruaja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Leo, në shkurt të vitit 2020. Daniella është vajza e kantautorit izraelit Tzvika Pick, dhe çifti u takua për herë të parë në vitin 2009 kur Tarantino po promovonte Inglorious Basterds në Izrael. Ata u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan në nëntor 2018 gjatë një martese intime në Los Angeles.