Modelja fyen fansat e saj, nuk ia pëlqyen postimin në Instagram NULL NULL 11.11.2015 09:45 11.11.2015 09:45 Modelja australiane Cassi Van Den Dungen, ka shumë ndjekës në Instagram. Ajo gjithashtu merr shumë pëlqime në postimet e saj, transmeton Klan Kosova. Por, të hënën postimi i një fotografie ku shkruhej “Thuaji po aventurave të reja”, ishte pëlqyer vetëm nga 14 persona. E kjo gjë e ka surprizuar modelen e cila i ka kritikuar ndjekësit e saj. “Pasi që u ktheva nga një udhëtim, erdha në shtëpi e pash që fotografia ku shkruhej për aventura ka marr vetëm 14 pëlqime” “Ky është numri më i vogël i pëlqimeve që kam pasur ndonjëherë në Instagram”. “Kjo gjë për mua është shumë shokuese sepse: A) nuk duan që unë të kem aventura të reja ose B) njerëzve nuk u pëlqejnë aventurat”. “Gjithë çfarë mund të i’u them të gjithë atyre që nuk e kanë pëlqyer postimin tim është që: JU TA SHPIFNI”. “Aventurat janë shumë të mira dhe unë jam kënaqur në secilën prej tyre”, ka shkruar modelja. Dungen ka sfiduar për shtëpinë e famshme të modës Calvin Klein.