Rritet çmimi i rrymës për ata që tejkalojnë 800 kilovat (VIDEO) NULL NULL 08.02.2022 11:23 08.02.2022 11:23 Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat. Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira, njofton Klan Kosova. “Blloku tani të zhvendoset në 800 kWh. Kjo i inkurajon konsumatorët që të shfrytëzojnë dy tarifa, duke përfshirë edhe subvencionet. Kjo u ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efiçentë”, tha Ymer Rudari nga departamenti i tarifave. Ai gjithashtu tha se 22% e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor. Dy tarifa do të mund t’i shfrytëzojnë edhe ata që konsumojnë më pak se 800 kWh. Tarifa e ulët do të jetë rreth 3 cent dhe tarifa e lartë 7 cent. Vendimi do të hyjë në fuqi nga e mërkura (09.02.2022) dhe janë në fuqi deri në mars të vitit 2023. Ndiqeni më poshtë direkt mbledhjen e bordit të ZRrE-së që është duke u mbajtur ende. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 15 orë më parë