Autori i romanit “Fight Club” reagon pasi filmi u ndryshua në Kinë: Të gjithë përfunduakan të lumtur në Kinë NULL NULL 28.01.2022 14:42 28.01.2022 14:42 Autori i librit, “Fight Club”, Chuck Palahniuk, ka reaguar me sarkazëm ndaj vendimit të autoriteteve kineze për ta ndryshuar fundin e filmit që bazohet në romanin e tij. Në skenat e fundit të origjinalit, Rrëfimtari i luajtur nga Edward Norton-i vret alter-egon e tij, Tyler-in, luajtur nga Brad Pitt-i, dhe i shikon një numër ndërtesash duke eksploduar. Mirëpo në versionin e realizuar në Kinë, anarkisti përfundon duke u zëvendësuar me një lajmërim që kinse policia e kishte kuptuar planin dhe i kishte arrestuar të gjithë kriminelët duke e parandaluar eksplodimin e bombës, dhe se Tyler-i ishte dërguar për trajtim mendor. “A e keni parë këtë gjë? Kjo është super mrekulli! Të gjithë përfundojnë të lumtur në Kinë!”, ka shkruar Palahniuk në Twitter duke iu referuar versionit të filmit në Kinë. Have You Seen This Sh*t? This is SUPER wonderful! Everyone gets a happy ending in China! https://t.co/saVA2yro9B pic.twitter.com/20UzTi1nyI — Chuck Palahniuk (@chuckpalahniuk) January 25, 2022