E zë poshtë autobusi që po e rregullonte, vdes 54-vjeçari në Lushnje NULL NULL 30.12.2021 19:28 30.12.2021 19:28 Një 54-vjeçar, teksa ishte duke rregulluar autobusin e tij, të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi Lulzim Xhumari ka mbetur pa jetë poshtë autobusit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e e sotme në fshatin Karbunarë e Vogël të Lushnjës. “Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij, të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh. ka mbetur pa jetë poshtë autobusit”, njofton policia. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH