Marshmallow nuk përmbushë pritshmëritë NULL NULL 06.11.2015 13:11 06.11.2015 13:11 Versioni i ri i Android OS, Marshmallow një muaj pas lansimit zyrtar gjendet në vetëm 0,3 për qind të telefonëve që fuqizohen nga ky sistem. Versioni i ri i Androidit, Marshmallow nuk ka arritur të kap tregun. Përderisa një në katër pajisje Android ka të instaluar versionin paraprak, Lollipop, versioni i ri fuqizon vetëm 0,3 përqind të pajisjeve të bazuara mbi këtë sistem operativ. Marshmalloë doli për publikun më 29 shtator, bashkë me versionet e reja të Nexus-it, 5X dhe 6P, transmeton Klan Kosova. Kaq pak telefonë me këtë përditësim na tregon dy gjëra: Google shet pak smartfonë dhe kompanive tjera duhet kohë që ta përshtasin atë me mënyrën e funksionimit të tyre. Të dhënat janë publikuar nga Google duke selektuar qasjen në Play Store dhe ndër të tjera tregojnë se KitKat është versioni më i përhapur në pajisjet Android.