315 raste aktive me COVID në Kosovë NULL NULL 19.12.2021 08:14 19.12.2021 08:14 Në Kosovë aktualisht janë 315 raste aktive me COVID-19. Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar për një të vdekur nga ky virus, ndërkaq janë shënuar edhe 12 raste pozitive. Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 954. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 978 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.