Kelly Clarkson thotë se nuk do të martohet më kurrë NULL NULL 16.12.2021 11:20 16.12.2021 11:20 Kelly Clarkson ka folur për jetën e saj private dhe të ardhmen romantike në një intervistë të re. Këngëtarja 39 vjeçare tha se ndoshta nuk do të martohet kurrë më, pas ndarjes dhe divorcit të vazhdueshëm nga Brandon Blackstock, transmeton Klankosova.tv. “Nuk jam penduar për asgjë. Ndjehem sikur kjo më forcon. Është ajo që ju bën një person më të mirë”, tha ajo. Kelly mes tjerash ka folur edhe për dashurinë. “Ndoshta në të ardhmen, nuk i dihet kurrë. Epo, e di që nuk do të martohem më”, tha ajo.