Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Twitter, ylli bëhet zemër

NULL NULL
04.11.2015 14:24
Njëri nga rrjetet më të mëdha sociale, Tëitter, i është bashkuar trendit të pasjes së butonit "Like" në platformë, duke e zëvendësuar butonin "Favourite" me atë "Like".

Rrjeti social Twitter ka ndryshuar butonin për favorizimin e cicërimave, duke e zëvendësuar yllin që ka qenë pjesë e rrjetit, që nga krijimi, me zemër.

Yjet janë përdorur për të treguar cicërimat e preferuara, por tani do të zëvendësohen me zemra që tregojnë vetëm “pëlqej”.

Ndryshimet do të bëhen edhe tek aplikacionet e Vine dhe tek faqja e kompanisë.

Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes nw blogun e Twitterit me arsyetimin se ikona e yllit nuk kuptohej nga përdoruesit e rinj.

“Po ndryshojmë ikonën tonë të yllit për cicërimat e preferuara me ikonën e zemrës, dhe do t’i quajmë ato pëlqime. Duam ta bëjmë Twitter-in më të lehtë për t’u përdorur, pasi e dimë që ikona e yllit ka qenë konfuze për shumë përdorues, sidomos për të rinjtë. Ju mund të pëlqeni shumë gjëra, por jo të gjithë janë të preferuarit tuaj.

lajme të ngjashme