Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspozita “Portraits de France” nxjerr në pah kontributin e emigrantëve në Francë (FOTO)

NULL NULL
05.12.2021 12:43

Nga një aviator i lindur në Vietnam deri tek këngëtarja dhe figura e rezistencës Josephine Baker, ekspozita ‘Portrete de France’ në muzeun “Musée de l’Homme” në Paris nxjerr në pah jetën e 58 grave dhe burrave, të cilët luajtën një rol në madh të Francë.

Disa janë të famshëm e disa të panjohur, por të gjithë kanë një gjë të përbashkët, e ai është kontributi për Francën, qoftë përmes luftës, këngës apo edhe gjuhës.

Nga Pablo Picasso te Nina Ricci, Aimé Césaire, Marie Curie, Lino Ventura dhe Dalida, këta 29 burra 29 gra luajtën të gjithë një rol në zhvillimin e vendit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Ne arritëm të gjenim një ekuilibër midis më të famshmëve, si Dalida, Marie Curie ose Aimé Césaire, dhe të tjerëve pak më pak të njohur, sepse ishte e rëndësishme t’i paraqisnim edhe ato. Unë mendoj në veçanti për Do Huu Vi, që vdiq gjatë Lufta e Parë Botërore, me origjinë nga Vietnami. Kemi gjithashtu një shkencëtar rus që ka punuar shumë në biokimi dhe që ka bërë përparime të jashtëzakonshme në këtë fushë”, tha Aurélie Clemente-Ruiz, drejtuese e ekspozitave në “Musée de l’Homme”.

“Duke nxjerrë në pah këta personalitete, duke i vënë në qendër të vëmendjes, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme të jetës, ne do të mishërojmë këtë diversitet. Ne nuk jemi më në një diskurs historik të turbullt, jemi në të vërtetë në historitë e jetës ku do të përpiqemi vërtet, për të treguar se ky apo ai personalitet, në një moment të historisë së Francës, kanë bërë një ndryshim”, shtoi ajo.

lajme të ngjashme