Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për gurmanët e basketbollit, Artmotion sonte ka një super dhuratë: Phoenix Suns – Golden State warriors

NULL NULL
03.12.2021 17:00

04:00   Phoenix Suns – Golden State Warriors                  Art Sport 1

Fundjava në Artmotion dhe Klan Kosova do të hapet me super ndeshje nga liga më prestigjoze në botë, NBA. Luftëtarët e Golden State do të jenë mikpritës të skuadrës më në formë për momentin Phoenix Suns për herë të dytë këtë sezon.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes dy skuadrave më të mira të konferencës perëndimore, ishte Dielli i Phoenixit që ngrohi mbi Luftëtarët nga San Francisco, për të triumfuar me rezultat 104-96. Në atë përballje të 30 nëntorit, lojtari më i dalluar te Phoenixi ishte DeAndre Ayton, duke realizuar double double prej 24 pikë e 11 kërcime, ndërsa për Golden State më i miri ishte Jordan Poole me 28 pikë.

Për momentin, Suns rënditet në vendin e parë të perëndimit me 19 fitore e tre humbje, ndërsa Golden State janë menjëherë në vendin e dytë me seri prej 18 fitore e tre humbje, ku kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Përndryshe, ky do të jetë takimi i 253-të që dy klubet takohen mes vete. Seri shumë më të mirë kanë Suns, me 143 fitore, ndërsa Warriors kanë 109 të fituara.

Pasi nisën sezonin me seri prej një fitore e tri humbje, Phoenix Suns kanë shkuar në 18 ndeshje radhazi të fituara, që është edhe rekord absolut për skuadrën nga Arizona. Megjithatë, finalistët e sezonit të kaluar në këtë ndeshje do të jenë pa yllin e skuadrës, Devin Booker, që mori një lëndim ndeshjen e kaluar ndaj Detroit Pistons. Dhe me Ayton e Chris Paul, trajnerit Monty Williams do t’i duhet shumë punë kundër Stephen Curryt, që këtë sezon po luan si një MVP i vërtetë. Sidomos, pas lojës së dobët në ndeshjen e parë ndaj Suns, ku shënoi vetëm 3 treshe nga 14 tentime dhe shënoi 12 pikë, Curry do të jetë më i motivuar se kurrë më parë për t’u revanshuar ndaj Phoenixit.

Prandaj, sonte do të shohim se a do të vazhdojë Dielli i Phoenixit të shkrijë çdo gjë që i del para apo Luftëtarët do t’i flladisin dhe t’ua ndërprejnë serinë fantastike prej 18 fitoreve rresht?

Kjo mbetet të shihet sonte vetëm dhe ekskluzivisht në Art Sport 1, me fillim prej orës 04:00 të mëngjesit.

lajme të ngjashme