Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti e Lajçak folën për kohën dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel

NULL NULL
25.11.2021 21:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, Kurti e Lajçak folën për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës e Serbisë, për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel.

“U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se Kurti  ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian, ndërsa ka marrë mbështetje nga Lajçak për agjendën evropiane të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.