Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK organizon seminarin e radhës për VAR

NULL NULL
17.11.2021 17:27

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari radhës për VAR-AVAR, duke i analizuar  12 xhiro të zhvilluara në Superligë.

Ky seminar për qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyerjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve. Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kampionetet e  ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës.

Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.

lajme të ngjashme