Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan: Qëllohet një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

NULL NULL
01.11.2015 12:55

Dje rreth orës 14:40 një person ishte qëlluar me armë zjarri në qendër të Gjilanit, shkruan rajonipress.

Policia ka bërë të ditur se me të marrë lajmin patrullat policore i janë përgjigjur rastit ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Spitalore Emergjente në Gjilan.

I dyshuar për këtë rast në vendin e ngjarjes është vënë nën kontroll si dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Është bërë sigurimi, në vendngjarje si dëshmi materiale janë marrë dhe sekuestruar disa mostra gjaku, një armë e llojit pistoletë Crvena Zastava 7.65 mm model 70, prodhim jugosllav, me të cilën besohet se është kryer vepra penale” ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për rajonipress.

Viktima pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan është dërguar për në QKU-Prishtinë.

Motivet e incidentit besohet të jenë disa mosmarrëveshje në mes të personave të involvuar në incident ndërsa viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit rasti është klasifikuar si “Vrasje në Tentativë”, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve” ka bërë të ditur Hashani.

 

lajme të ngjashme