Paris Hilton martohet me Carter Reum NULL NULL 13.11.2021 08:24 13.11.2021 08:24 Paris Hilton tashmë është një grua e martuar. Hilton njoftoi martesën e saj me sipërmarrësin Carter Reum përmes një postimi në rrjetet sociale të premten. Ajo tha në faqen e saj të internetit se “Më në fund arrita të puth Princin tim dhe të filloj lumturinë që kam ëndërruar që kur isha vajzë e vogël. Ishte një martesë e vërtetë përrallash”, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. Çifti u martua në ish pronën në Bel Air të gjyshit të ndjerë të Hilton, Barron Hilton më 11 nëntor. Nusja kishte veshur një fustan Oscar de la Renta dhe të ftuar ishin Nicole Richie, Kim Kardashian West, Paula Abdul dhe Emma Roberts, me Demi Lovato duke performuar “I Will Always Love You”. Çifti ishin në lidhje që nga viti 2019.