Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina dhe Gjakova do të bëhen me mural në nder të Nexhmije Pagarushës (VIDEO)

NULL NULL
09.11.2021 09:16

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, do të bëhet me mural në Prishtinë dhe Gjakovë.

Lebibe Topalli nga “Mural Fest” tha se është nder që realizojnë këto dy murale për Pagarushën, njofton Klankosova.tv.

“Për ne si Mural Fest por edhe për mua personalisht është nder me marrë një iniciativë të tillë dhe me realizu një mural me Nexhmijën”.

“Artistja që do e bëj këtë mural vjen nga Spanja dhe është profesoreshë në Akademinë e Barcelonës. Procedura e bërjes së muralit do të zgjasë pesë ditë pune ku dje veçse kemi filluar me punë dhe në rast se edhe moti është i mirë besojmë që të premten të përfundojë”.

Topalli mes tjerash bëri të ditur se aktivitetet e “Mural Fest” do të vazhdojnë.

“Këtë vit e kemi filluar me një mural për Rita Orën dhe po e mbyllim me ikonën Nexhmije Pagarusha, murale tjera nuk do të ketë – por nëse na premton koha mund të bëjmë grafite me artistë vendor”.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të realizuar nga gazetari Kushtrim Bekolli.

 

lajme të ngjashme