Kryeministrit Kurti nuk iu refuzua viza amerikane, së shpejti udhëton për vizitë në SHBA NULL NULL 03.11.2021 20:38 03.11.2021 20:38 Kryeministri i vendit Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e konfirmuan për Klankosova.tv nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim Përparim Kryeziu, demantoi disa raportime se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza amerikane. ”Nuk është e vërtetë”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin. ”Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha ai tutje, përcjell Klankosova.tv.