Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sozia e LeBron James-it bëhet hit në internet

NULL NULL
01.11.2021 18:54

Mbrëmë në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Houston Rockets ishte një moment që u kap nga kamerat dhe që u bë më pas hit në internet.

Teksa katër herë MVP-ja po vraponte në parket, në prapavijë kamera kapi një figurë që i ngjante vetë James-it.
Sozia e James-it ishte ulur fare afër parketit, dhe momenti kur të dy u panë në të njëjtin kuadër bëri që të shpërthejë gallata në rrjete sociale.

Vetë James më vonë reagoi në Twitter, duke thënë që shikuesi mund të pretendojë fare lehtë që është LeBron James në festën e Halloween-it.

 

lajme të ngjashme