Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mund të ndihmojë lëngu i portokallit në reduktimin e inflamacionit? Ja çfarë duhet të dini

NULL NULL
22.10.2021 08:43

Konsumimi i një gote me lëng portokalli të freskët çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit sipas një studim i ri. Këto gjetje që janë publikuar në Journal Advances in Nutrition, tregojnë se konsumimi i lëngut me përmbajtje 100% portokall, zvogëlon ndjeshëm interleukin 6, një shënues i inflamacionit, si tek të rriturit e shëndetshëm, ashtu edhe te ata me sëmundje, së bashku me dy inflamatorë dhe oksidues shtesë.

Megjithatë, rezultatet nuk kanë rëndësi statistikore, duke sugjeruar se nevojiten më shumë analiza dhe studime më të mëdha për të arritur prova përfundimtare. Studimi theksoi gjithashtu se vitamina C dhe komponimet bioaktive në portokall luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik (NCBI), veçanërisht inflamacioni kronik, i referuar si përgjigje inflamatore e ngadaltë dhe afatgjatë nga sistemi imunitar i dikujt mund të shkaktojë sëmundje kronike si ajo e zemrës, diabeti dhe të tjera.

Studimi i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave të Ushqimit vëzhgoi gjithashtu se si rezistenca ndaj insulinës dhe presioni sistolik i gjakut u reduktuan te vullnetarët me peshë normale pas konsumimit të lëngut të portokallit çdo ditë për tetë javë, ndërsa presioni diastolik i gjakut u ul te vullnetarët me mbipeshë.

“Lëngu i portokallit përbëhet nga agjentë dhe komponime anti-inflamatore si flavonoidet, hesperidina dhe naringenina, të cilat ndihmojnë në funksionimin e duhur të trupit dhe organeve të tij. Lëngu thuhet se ndërmjetëson përgjigjen në plazmën e qelizave dhe gjenet duke moduluar kështu inflamacionin tek individët, “tha Sakina Diwan, dietologe, Spitali Bhatia.

Ndërsa është i dobishme, ekspertët rekomandojnë vetëm një gotë lëng portokalli në ditë.

lajme të ngjashme