Skandal me Kosovën, UEFA e fut në Serbi gjatë prezantimit të EURO 2024 NULL NULL 05.10.2021 23:07 05.10.2021 23:07 Kosova e ka fituar pavarësinë e saj, por skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë ka qenë permanente. Gjatë ditës së sotme, UEFA ka publikuar logon e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë. Në video shihet harta e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, teksa ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.