Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy amerikanë rrëmbejnë Nobelin për Mjekësi (VIDEO)

NULL NULL
04.10.2021 13:44

Çmimi Nobel në fushën e Fiziologjisë dhe  Mjekësisë iu dha të hënën shkencëtarëve amerikanë David Julius dhe Ardem Patapoutian. Ata u vlerësuan për zbulimin e tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen.

Shpalljen e fituesëve e bëri sekretar i përgjithshëm i Komitetit Nobel, Thomas Perlmann, transmeton Klankosova.tv.

Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari  dhe mbi 1.14 milion dollarë. Paratë e çmimit vijnë nga një amanet i lënë i krijuesit të çmimit, shpikësi suedez, Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.

Vlerësimet e tjera u bënë edhe për punë të jashtëzakonshme në fushat e fizikës, kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë.

 

lajme të ngjashme