Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbolli kosovar vjen me tri ndeshje fantastike sot në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 25.09.2021 13:00

BKT Superliga dhe Viva Fresh Liga e Parë vazhdojnë aksionin edhe këtë vikend teksa na premtojnë ndeshje të bukura dhe emocionuese ku tri prej tyre  vijnë ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Dy duele të BKT Superligës vijnë tek shikuesit me fillim nga ora 15:00, Ulpiana pret Dukagjinin në Therandë në një duel mes skuadrave që ndodhen poshtë në tabelë me ndeshjen që do komentohet nga Andi Shabani ndërsa Llapi kërkon fitoren e parë sezonale në derbin ndaj Drenicës me ndeshjen interesante që do komentohet nga Arlind Sadiku.

Këto dy ndeshje transmetohen në Art Sport 1 dhe 2.

Për fund, klasikja kosovare mes Vëllaznimit dhe Besës vjen ekskluzivisht në Art Sport 3 nën komentimin e Arbon Flugajt me Besën që kërkon fitoren e parë sezonale ndërsa Vëllaznimi vazhdimësinë.

lajme të ngjashme