Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U gjet e varur në kishën e Nju Jorkut piktura baroke e humbur prej kohësh

NULL NULL
15.09.2021 09:02

Një pikturë baroke e shekullit të 17-të, e humbur prej kohësh, po ekzaminohet nga historianët e artit pasi u pa e varur në një kishë të New York-ut.

Thomas Ruggio, profesor asistent i arteve pamore në Kolegjin Iona, tha se po vizitonte Kishën e Familjes së Shenjtë në New Rochelle në fillim të këtij viti kur një pikturë në mur i ra në sy.

“E kuptova menjëherë se ishte pikturë baroke italiane. Dhe disi i hodha njw vështrim tw dytw. Pse është këtu? U ngrita menjëherë dhe fillova ta fotografoja me celularin tim”, tha Ruggio për WABC-TV.

Ruggio i ndau këto imazhe me historianët e artit në Itali dhe Manhattan, të cilët shpejt e identifikuan këtë pikturë si një vepër të humbur prej kohësh nga mjeshtri fiorentin – Cesare Dandini, e titulluar Holy Family with the Infant St. John.

Ndërkaq, kisha në një deklaratë u shpreh se piktura ishte dhuruar diku në fillim të viteve 1960 nga një ish-imzot, i cili e kishte blerë nga një galeri e paidentifikuar në Londër.

Famullia ra dakord ta huazojë pikturën në Kolegjin Iona, i cili tha se do të ekspozohet në kampusin New Rochelle për tre muajt e ardhshëm.

 

lajme të ngjashme