U raportua e zhdukur, Tanya gjendet e gjallë NULL NULL 14.09.2021 10:10 14.09.2021 10:10 Aktorja britanike Tanya Fear është gjetur e gjallë në Los Angeles, katër ditë pasi u raportua e zhdukur nga shtëpia e saj. Aktorja 31 vjeçare u gjet rreth orës 11 të mëngjesit të hënën dhe u dërgua në një spital për të parë nga afër gjendjen, thanë familja e saj. Nuk dihet ende se ku është gjetur Tanya, megjithëse zbulimi erdhi disa orë pasi dikush raportoi se e kishte parë në bulevardin Santa Monica, transmeton Klankosova.tv. Ajo ishte zhdukur më 9 shtator.