Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fansat ia gjejnë Matt Damonit llogarinë sekrete në Instagram

NULL NULL
12.09.2021 08:46

Aktori i famshëm hollivudian, Matt Damon, më herët kishte folur që nuk e ndien nevojën e të qenit prezent online pasi veçse ndihet i lidhur me njerëzit.

Sidoqoftë, ai e ka bërë të ditur së fundi që e ka një llogari në Instagram që nga viti 2013 por ku komunikon vetëm me njerëzit më të afërt.

Fansat kanë nxituar menjëherë ta zbulojnë llogarinë e tij dhe falë yjeve si Chris Hemsëorth dhe Pedro Pascal kanë kanë arritur ta zbulojnë se si mban emrin llogaria e tij.

Që të dy aktorët e lartpërmendur e ndjekin njëfarë përdoruesi me emrin “odamnmatt” ku “odamn” është në të vërtetë anagram i mbiemrit të aktorit nga Massachussetts.

lajme të ngjashme