Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes kompozitori i njohur Riza Dolaku

NULL NULL
04.09.2021 14:12

Në moshën 72 vjeçare ka vdekur kompozitori i njohur kosovar Riza Dolaku.

Këtë e bënë të ditur miqtë dhe familjarët e të ndjerit me anë të postimeve në rrjete sociale.

Një ndër ta është kitaristi Afrim Macula.

“Të humbim një njeri si ty është humbje dhe dhimbje e madhe, por vlerat e tua nuk vdesin kurrrë! Do të të kujtoj me mall gjithmonë”, shkroi ai.

Pos Maculës ka shkruar edhe këngëtari i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi, i cili tha se i ndjeri kishte krijuar muzikë të bukur.

“Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut!”./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme