Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanye West e kishte tradhtuar Kim Kardashian gjatë kohës kur ishin të martuar?

NULL NULL
02.09.2021 15:57

Reperi i njohur Kanye West ka nxitur spekulimet se ai e tradhtoi ish gruan e tij Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë.

Teksti i reperit në “Hurricane” jep disa detaje të pabesisë së tij gjatë kohës kur ata ishin të martuar.

Burime të shumta konfirmuan kuptimet e tekstit të këngës, e cila gjendet në albulim e fundit të reperit, i cili titullohet “Donda”, shkruan PageSix, transmeton  Klankosova.tv.

“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim,” tha një burim i brendshëm.

Tutje, ky burim tha se nëse analizohet mirë teksti, vërehet se ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, pasi u bën prindër për herë të dytë.

lajme të ngjashme