Dy ndeshjet e sotme në Superkupën e Kosovës në Basketboll NULL NULL 02.09.2021 10:58 02.09.2021 10:58 Superkupa e Kosovës në Basketboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera për një vend në gjysmëfinale. Dje u zhvilluan dy lojë, ku Prizreni 16 shënoi fitore kundër Dritës me rezultat 106-69, ndërsa në derbin e zhvilluar mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, ishin pejanët që triumfuan me rezultat 83-76. Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit për një vend në gjysmëfinale. Rahoveci luan kundër Trepçës me fillim nga ora 16:00, teksa në mbrëmje nga 19:00 përballet Bashkimi me Golden Eagle Ylli. Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues. Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin. /Klankosova.tv./