Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina dhe Peja mësojnë kundërshtarët në Ballkan Ligë

NULL NULL
nga Jon Ajeti 26.08.2021 15:04

Dy skuadrat kosovare Sigal Prishtina dhe Peja që sivjet do të garojnë në Ballkan Ligë (BIBL) i kanë kuptuar kundërshtaret nga shorti i tërhequr gjatë ditës së enjte, njofton Klan Kosova.

Dy herë kampionia e kësaj gare, Sigal Prishtina do të bëjë pjesë në grupin B bashkë me skuadrat Ironi Rain Nahariya nga Izreali, BC Akademik Plovdiv nga Bullgaria dhe KK TFT Skopje nga Maqedonia e Veriut.

Kurse Peja do të jetë pjesë e grupit A, bashkë me ekipin Hapoel Galil Elion nga Izreali, BC Balkan nga Bulgaria, dhe dy skuadrat nga Maqedonia Veriore, KK Kumanovo dhe KK Navico Akademija FMP.

Ekipet kosovare, ne ligën ballkanike garojnë që nga viti 2014. Stinori i ri i kësaj garë fillon më 12 tetor.

No description available.

No description available.

 

lajme të ngjashme