Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U16 e Kosovës mbyllin ndeshjen e parë në “Challengers” me 97 pikë epërsi

NULL NULL
16.08.2021 19:14

Kombëtarja U16 e Kosovës në Basketboll e ka mundur Kombëtaren U16 të Maltës me rezultat 117:20, në kuadër të FIBA U16 European Challangers.

Më meritorët për fitoren e Kosovës ishin Drilon Gerxhaliu me 21 pikë, pesë kërcime dhe një asistim, dhe Rron Dahsyla me 16 pikë 12 kërcime e dy asistime, po ashtu dyshifrorë të dyfishtë pati edhe Dren Kastrati me 14 pikë e 10 kërcime.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës në këtë garë.

Në krye me trajnerin Dritëro Sefaja, kombëtarja e Kosovës është në grup me Maltën, Gjiblartarin, Moldavinë, Shqipërinë dhe Luksemburgun.

Të gjitha ndeshjet e grupit të cilat gjendjet kombëtarja U16 do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Për shkak të masave kundër pandemisë, ndeshjet do të zhvillohen me 15 përqind të tifozëve, mirëpo transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë do ta bëjë Artmotion në kanalet e saj sportive.

 

 

lajme të ngjashme