Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet me armë një polic në veri të Mitrovicës

NULL NULL
21.10.2015 09:44

Dy persona te maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij, një zyrtar të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Veriu.info mëson se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 23 : 30, por për fat të mirë zyrtari i policisë dhe familja e tij kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërsa personat e maskuar gjatë kryerjes së sulmit, janë kapur nga policia e Kosovës.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se personat e maskuar janë shtetas të Serbisë nga qyteti i Kralevës, të cilët dyshohet se kanë qenë të paguar nga struktura te krimit te organizuar në veri që të likuidojnë zyrtarin e policisë në veri të Mitrovicës.

Mësohet se me zyrtari i Policisë së Kosovës me inicialet Q.I., muaj më parë ka pasur një atentat tjetër,  ku si pasojë e tij ishte plagosur rëndë por deri me tani ai rast nuk zbardhuar nga organet e drejtësisë.

Dy personat e maskuar nga Serbia e që dyshohet se kanë kryer sulmin, mësohet se janë duke u mbajtur dhe intervistuar nga policia e Kosovës. Portali ka tentuar te kontaktoj me policin në veri, por ka qenë e pa mundur për shkak se zyrtarët përgjegjës nuk i kanë hapur telefonat./Veriu.info/

 

lajme të ngjashme