Kosova U20 pëson humbje dramatike nga Luksemburgu NULL NULL 24.07.2021 17:03 24.07.2021 17:03 Kombëtarja U20 e Kosovës në Basketboll ka pësuar humbje nga Luksemburgu me rezultat 84:80. Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, mirëpo në 10 minutat e fundit u zhvillua një lojë tejet dramatike ku fitore korrën djelmoshat nga Luksemburgu. Më të dalluarit nga skuadra e Kosovës ishin Rron Thaçi me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Mirlind Zekaj me 19 pikë, njofton Klankosova.tv. Kosova U20 do të luaj për vend të shtatë me humbësin e ndeshjes Sllovaki-Rumani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.