Kosova siguron gjysmë finalen në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla NULL NULL 22.07.2021 20:09 22.07.2021 20:09 Kombëtarja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për shtete të vogla. Krejt kjo pas fitores së Luksemburgut ndaj Qipros 90:60, dhe kështu Kosova e siguroi vendin e dytë në grup me një fitore dhe një humbje, njofton Klan Kosova. “Dardanet” në gjysmëfinale do të përballen me Irlandën ndeshje kjo që luhet ditën e shtunën. Ndryshe kjo është hera e parë që ekipi i Kosovës, për femra luan në një garë që organizohet nga FIBA.