Këngëtarja e ‘Without Me’ Halsey bëhet nënë për herë të parë NULL NULL 20.07.2021 12:42 20.07.2021 12:42 Ylli i popit, Halsey njoftoi se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. 26-vjeçarja postoi foto bardh e zi ku shihet duke e mbajtur foshnjën në krahë dhe pranë tyre është edhe i dashuri i saj skenaristi Alev Aydin. Këngëtarja njoftoi se fëmija i tyre lindi më 14 korrik dhe quhet Ender Ridley Aydin, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. “Mirënjohje. Për lindjen më ‘të rrallë’ dhe euforike. Fryt i dashurisë”, shkroi Halsey në postimin e saj. Halsey ka publikuar tre albume dhe është e njohur për hite si ” Without Me”, “Bad at Love” dhe “Closer”.