Zac Efron feston çmimin e tij të parë Emmy NULL NULL 19.07.2021 11:10 19.07.2021 11:10 Aktori i njohur, Zac Efron, është zyrtarisht fitues i çmimit Emmy. Të dielën u bë e ditur se aktori 33 vjeçar fitoi çmimin e tij të parë Emmy në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy. Ai e fitoi çmimin “Daytime Program Host” për serinë e tij në Netflix “Down to Earth with Zac Efron”. “Wow. Nuk e kam pritur këtë asnjëherë dhe jam shumë mirënjohës. Një falënderim shumë i madh për @DaytimeEmmys dhe @netflix dhe ekipin tonë të vogël por të jashtëzakonshëm të “Down to Earth” që e ka bërë këtë shou kështu siç është sot. Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë juve që e keni parë dhe e keni përlqyer D2E. Kjo është për ju”, ka shkruar ai në Twitter.