Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSH: Vendet e pasura duhet të dhurojnë vaksina

NULL NULL
12.07.2021 22:01

Zyrtarët e lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se doza e tretë e vaksinave të koronavirusit është e nevojshme, prandaj vendet e pasura që kanë vaksina, duhet që t’i dhurojnë ato për vendet e varfëra.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë tha se pabarazia e vaksinave në botë u nxit nga “lakmia”, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Prodhuesve të ilaçeve u ishte bërë thirrje që përparësi për furnizim me vaksina t’u jepet vendeve të varfra në vend që të lobojnë në vendet e pasura për të përdorur edhe më shumë doza.

“Ne jemi duke u mundur të bëjmë zgjidhjen e duhur, për t’u ndihmuar atyre që kanë nevojë”, shtoi Tedros.

Tutje ai tha se përparësi vaksinimi tashmë do të kenë njerëzit që ende nuk e kanë marrë asnjë dozë.

lajme të ngjashme